Aktualitet

U aksidentua në Stamboll, ndërron jetë kampioni shqiptar i atletikës. Ish-gruaja i shërbeu deri ditën e fundit

Linda Kalemi, tregoi se u kujdes deri në momentet e fundit të ish-bashkëshortit të saj, pas 27 viteve që kishin qenë të ndarë

E.K
U aksidentua në Stamboll, ndërron jetë kampioni shqiptar i
Linda Kalemi dhe Klement Lutfiu

STAMBOLL- Kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikë, Klement Lutfiu, u shua një ditë më parë në Stamboll, pas një beteje disa mujore për jetën. Ai u aksidentua me makinë, disa javë më parë, teksa ishte duke udhëtuar në në rrugët e Stambollit. Aksidenti ishte me pasoja katastrofike, megjithë përpjekjet e mjekëve turq.

“Mendi ynë, siç e thërrisnin miqtë, nuk ia doli. Mbrëmë, rreth moshës 68-vjeçare, ai mbylli sytë, duke lënë pas tij “bëmat” e tij sportive, emrin e një kampioni të veçantë në atletikën shqiptare dhe kujtimet për të…

Mbrëmë në Stamboll, zemra e tradhëtoi kampionin tonë Klement Lutfiu, atletikës shqiptare do t’i mungojë një tjetër legjendë në apel…

Pushofsh në paqe miku ynë!…”, shkruajnë të afërmit.

Aksidenti i tij u bë publik nga ish-bashkëshortja Linda Kalemi, e cila kërkoi disa herë ndihmë nga komuniteti shqiptar në Turqi, për sigurimin e gjakut. Kalemi pas 27 vitesh e ndarë, u kujdes për Lutfiun deri në momentet e fundit të jetës së tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB