Aktualitet

“I kanë bërë Fushë-Krujsit”/ Mesazhet mes Nogës e Zenelit hedhin dritë mbi vrasjen e Karriqit dhe Mihasit?

Noga shfaqet në këto biseda me nofkën “Fratelo” ndërsa Kevin Suçi me emrin e tij. Por, mes rreshtash, dyshja kanë zbardhur ose të paktën kanë hedhur hije dyshimi mbi grupet që kanë vepruar në dy atentate mafioze.

F.m
“I kanë bërë Fushë-Krujsit”/ Mesazhet mes
Kevin Zeneli dhe Kasandër Noga

TIRANË- Një bisedë e zhvilluar mes Kasandër Nogës dhe Kevin Zenelit alias Kevin Suçi, mund të ketë zgjeruar pistat e hetimeve në lidhje me dy ngjarje që kanë tronditur kryeqytetin në nëntor dhe dhjetor të vitit 2021. Bisedat e zhvilluara gjatë periudhës së vitit 2021 dhe 2022 në aplikacionin “Signal” dhe “Telegram”, mes Nogës e Zenelit kanë pasur për qëllim pajtimin e ekzekutorëve për eliminimin e Erion Hasanbellit dhe të tre nipave të tij, Igli Metushi, Ani Metushi, Klaudio Metushi alias Ibishi.

Noga, siç shkruan gazetari Elton Qyno për OraNews shfaqet në këto biseda me nofkën “Fratelo” ndërsa Kevin Suçi me emrin e tij. Por, mes rreshtash, dyshja kanë zbardhur ose të paktën kanë hedhur hije dyshimi mbi grupet që kanë vepruar në dy atentate mafioze.

“…Fratelo nuk e di tani sa e vërtet është por tani një informacion unë e kam. Unë jam i bind për vete, se ai personi që ma dha është shumë i afërt me Fushë-Krujsit edhe unë ngaqë po kërkoj grupe për vete më tha, i thash o vlla bëjmë ndonjë punë, unë e kam shumë mirë me ata tha por kam frik se po ti them tha për atë tëndin do na e dekonspirojnë, se ai i joti rri me Indritin edhe tha këta çunat kanë bërë këto dy porosit e fundit për Indritin, atë në “Kodër Kamëz” dhe atë te “Astiri” e paskan bërë këta të Fushë-Krujës vlla e kupton…,”- thuhet në një prej bisedave.

Në atë periudhë, personi që është vrarë në Kodër Kamëz është Can Karriqi, i cili u ekzekutua me silenciator teksa ndodhej në makinën e tij. Ndërsa në Astir u vra dyshja Erigers Mihasi dhe miku i tij, Armando Dumani. Pas te dyjave këtyre ngjarjeve u dyshua se fshiheshin armiqtë e Ervis Martinajt, ish-bossit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2023. Por, deri më tani, nuk ka pasur asnjë të arrestuar apo pistë hetimi konkrete lidhur me zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Të paktën publikisht.

 

Poll

MOS HUMB