Aktualitet

Iu futën në banesë, gardisti: Më vodhën armën e shërbimit

Sipas 36-vjeçarit, i cili është identifikuar vetëm me iniciale, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë vjedhje.

k.m.
Iu futën në banesë, gardisti: Më vodhën armën e
Foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës i Gardës së Republikës ka denoncuar në Policinë e Shtetit se i kanë vjedhur armën e shërbimit. Sipas 36-vjeçarit, i cili është identifikuar vetëm me iniciale, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë vjedhje. E vetmja gjë që i kanë marrë ka qenë arma e shërbimit dhe më pas janë larguar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB