Qytetërim

“Drejtori i RTSH na mbylli derën”, Derhemi kërkon ndihmën e shqiptarëve për Njerëz dhe Fate 2

Derhemi thotë se pas publikimit të tij seriali nuk do të transmetohet më në RTSH, por në kinema.

E.K
“Drejtori i RTSH na mbylli derën”, Derhemi kërkon
Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika

TIRANË- Aktori Arben Derhemi kërkon mbështetjen e publikut, për të bërë të mundur realizimin e serialit Njerëz dhe Fate, për shkak se drejtori i RTSH-së Alfred Peza, nuk firmos dhënien e fondeve të parashikuara për seritë e dyta të serialit të parë shqiptar.

Me një videomesazh, aktori Derhemi kërkon ndihmën e shqiptarëve përmes një GoFoundme, në mënyrë që xhirimet të vijojnë siç ishin parashikuar në muajt Dhjetor dhe Janar.

Derhemi thotë se pas publikimit të tij seriali nuk do të transmetohet më në RTSH, por në kinema.

“I falenderojmë të gjithë dashamirësit e “Njerëz dhe Fate” për mesazhet e ardhura në drejtimin tonë. Por pas lajmeve të mira vijnë dhe lajmet e këqija. Në këtë moment drejtori aktual i RTSH me logjikën e drejtorit-pronar nuk firmos fondet e miratuara. S’kemi çbëjmë por ne do të vazhdojmë punën sepse një staf i dedikuar njerëzish ka tre muaj që punon për këtë punë.

Kështu që ju kërkojmë ndihmë juve me anë të këtij GOFUNDME, të gjithë dashamirësve dhe të gjithë fansave të “Njerëz dhe Fate” të na ndihmojnë me sa kanë mundësi, me përulësinë më të madhe prej artisti. Ju falenderoj dhe shpresoj që dhjetori dhe janari të na kapin në valën e punës ashtu siç kishim parashikuar”, është shprehur aktori.

Linku ku mund të KOUNTRIBONI

 

Poll

MOS HUMB