Qytetërim

Lufta Izrael-Palestinë ndihet dhe në futboll, incidentet që shkaktoi

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar polemika edhe në botën e futbollit. Postimet në rrjetet sociale, kanë shkaktuar jo pak probleme për shumë futbollistë.

D.XH
Lufta Izrael-Palestinë ndihet dhe në futboll, incidentet që
Izrael-Palestine

NICE - Autoritetet franceze kanë lajmëruar se futbollisti algjerian Youcef Atal u arrestua për t'u marrë në pyetje dhe do të dalë në gjyq për shkak të një postimi në rrjetet sociale, që supozohet se inkurajoi dhunën kundër hebrenjve. Në një deklaratë të premten, prokurorët thanë se policia ndaloi Atalin, i cili luan për klubin francez Nice, për t'u marrë në pyetje të enjten, si pjesë e një hetimi për "justifikim të mundshëm të terrorizmit".

Ai u lirua me kusht prej 80,000 euro (87,500 dollarë) të premten dhe u vendos nën mbikëqyrje e do jetë në pritje të gjyqit. Lojtari nuk lejohet të largohet nga Franca, përveç ndeshjeve ndërkombëtare. Futbollisti 27-vjeçar u pezullua për shtatë ndeshje nga liga franceze e futbollit për ndarjen e një postimi në rrjetet sociale muajin e kaluar, në të cilin dyshohet se bëri deklarata anti-semite, duke bërë thirrje për dhunë kundër hebrenjve.

Lufta Izrael-Palestinë ndihet dhe në futboll, incidentet që
Youcef Atal

Al Jazeera nuk ishte në gjendje të konfirmonte përmbajtjen e postimit, të cilin Atal e fshiu shpejt dhe kërkoi falje. Autoritetet e Nices hapën një hetim për këtë çështje dhe prokurorët kanë thënë se Atal, i cili është pezulluar nga klubi i tij deri në një njoftim të mëtejshëm, do të përballet me gjyq më 18 dhjetor, për nxitje të mundshme të urrejtjes fetare.

Atal ka thënë se ai nuk do të mbështeste kurrë një mesazh urrejtjeje dhe se ai dënon dhunën, pavarësisht se ku ndodh në botë, por nuk ka ofruar një shpjegim se pse shpërndau video. Mbrojtësi i Nice është një nga disa futbollistë që janë përballur me kritika ose ndëshkime për postimet në mediat sociale, mes përshkallëzimit të luftimeve midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, që ka krijuar tensione në komunitete në mbarë botën.

Ky nuk është i vetmi rast ‘preblematik’ në botën e futbollit, që lidhet me luftën në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se edhe ylli francez i futbollit Karim Benzema kritikoi, "bombardimet e padrejta që nuk kursejnë gra apo fëmijë" në një postim në rrjetet sociale në lidhje me sulmin e Izraelit në Gaza. Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin e akuzoi atë -- pa prova – se ka pasur lidhje me grupin islamik, Vëllazëria Myslimane.

Një senator francez bëri thirrje që Benzemasë t'i hiqen titujt që ka fituar në futboll, si dhe shtetësia e tij franceze. Të enjten, një anëtar i këshillit të Federatës së Futbollit (FA), organi drejtues i futbollit anglez, dha dorëheqjen pasi krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me udhëheqësin nazist Adolf Hitler. “Ngjarjet e fundit më kanë lënë pa energji dhe shpresë. Jam ndjerë i tronditur se si ka ndodhur kjo”, tha Uasim Haq në një letër dorëheqje të postuar në mediat sociale, në të cilën ai tha se kishte për qëllim të kritikonte një politikan dhe jo popullin hebre.

“Si dikush që ka punuar ngushtë me shumë njerëz hebrenj gjatë viteve dhe ka krijuar miqësi kuptimplote dhe të vlefshme, pjesa më e dhimbshme e kësaj që ndodhi është të dish se disa nga ata miq dhe kolegë mund të mos më falin për keqkuptimin dhe lëndimin, që kam shkaktuar pa dashje”, shtoi ai. Futbollisti holandez Anuar El Ghazi u përjashtua gjithashtu nga ekipi gjerman i futbollit Mainz 05, pas postimeve në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, pavarësisht se përsëriti kundërshtimin e tij ndaj antisemitizmit dhe dhunës kundër civilëve.

Lufta Izrael-Palestinë ndihet dhe në futboll, incidentet që
Anuar El Ghazi

El Ghazi ka ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit për përfundimin e kontratës së tij. Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë në Gaza. Më tepër se 15 mijë njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Al Jazeera - Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB