
KOSOVË- Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu ka folur me banorët rreth trashëgimit të pasurisë së familjes së saj. Vesa ka zbuluar se çfarë i kishte thënë i vëllai i saj, kur e kanë diskutuar këtë temë.
Ajo tha se në fillimi vëllai i ka thënë se nuk meriton asgjë sepse do të shkojë te burri, por me insistimin e të atit, i ka premtuar 10% të pasurisë.
“E kemi pasur njëherë një llaf se nëse vdesin prindërit ndonjëherë, për trashëgim, e vëllai i jem ia nisi jo shqiptarë e jo kështu, ti normal nuk guxon, por do t’i jap veç 10%. Ai është rritur jashtë edhe më tha ‘ti s’meriton, se shkon te burri’.
Si shqiptarët qysh janë më thotë ‘t’i s’meriton se ti do shkosh te burri’. Babi tha ‘ani t’ia japim çikës 10%’. Edhe vëllai im tha, kjo ato 10% i harxhon duke blerë çanta dhe çfarë pastaj. Babi e dëgjoi dhe tha ‘kjo din me investu, kjo din çfarë çantash me ble me i shit më shtrenjtë’. Ia mbylli gojën. Tullusum”, ka zbuluar Vesa.