
TIRANË- Skandalet me kompaninë Wizz Air nuk kanë të ndalur. Një natë më parë ka pasur një anulim të fluturimit nga Brindisi drejt Tiranës. Në një denoncim që qytetarët kanë bërë për JOQ, bëhet me dije se pasagjerët që kanë mbetur të bllokuar në Itali, shprehen se kanë mbetur ‘peng’, pasi jozyrtarisht iu është thënë se avioni ka pësuar një defekt. Pothuajse çdo ditë, edhe në redaksinë e ZËRIT, vijnë denoncime në drejtim të kompanisë Wizz Air. Edhe përmes një komunikimi zyrtrar që ZËRI ka pasur me Autoritetin e Aviacionit Civil, na është konfirmuar se Wizz Air është linja me më shumë problematika sa i takon anulimit dhe shtyrjes së udhëtimeve.