
SHKODËR- Aktiviteti i Dori Salës, djalit të punonjëses së doganës në Hanin e Hotit, në banesën e të cilës shpërtheu një sasi tritoli, dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarjeje. Kjo pasi Dori Sala ka pasur një kompani bastesh online. Vetë i riu pretendon se ai nuk menaxhon serverat e një kompanie bastesh online dhe se punon në një qendër internet. Dori Sala ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.
E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje./ZËRI