Aktualitet

GJKKO dënon me 5 vite burg nënën e Monika Kryemadhit, mosha 'e shpëton' nga qelia

Ndërkohë gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit.

F.I
GJKKO dënon me 5 vite burg nënën e Monika Kryemadhit, mosha
Fatime Kryemadhi

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka dënuar Fatime Kryemadhin me 7 vite e 6 muaj burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 5 vite. Për shkak të moshës, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vënë Fatime Kryemadhin në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh. Ndërkohë gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit.

Për Pirro Xhixhon, babain e deputetes Erisa Xhixho, është hequr masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa është shpallur i pafajshëm për akuzën e korrupsionit. Ndërkohë Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për Çokun është caktuar dënimi me 2 vite burg, i cili me uljen e parashikuar nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj. Në përfundim, ekzekutimi i dënimit është pezulluar dhe ajo është vendosur në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj.

MOS HUMB