Aktualitet

U ekzekutua me një breshëri prej 25 plumbash, ky është 40-vjeçari që nga viti 2017 nën kërcënimin e gjakmarrjes (FOTO)

Koçeku u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë Policinë.

zh.ll
U ekzekutua me një breshëri prej 25 plumbash, ky është
aleksander koceku-makina ku u gjet i vrare 40-vjeçari

SHKODËR- Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Aleksandër Koçeku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës me breshëri plumbash automatiku në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit rrugor Kir–Prekal.

U ekzekutua me një breshëri prej 25 plumbash, ky është
aleksander koceku

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha dyshohet se janë qëlluar nga e njëjta armë. Nga këqyrja paraprake rezulton se autori ose autorët i kanë zënë pritë 40-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri.

Koçeku u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë Policinë. Hetuesit dyshojnë se atentati ishte i mirëorganizuar, pasi ngjarja ndodhi në një segment rrugor me lëvizje të pakte automjesh, ku për më tepër nuk ka as kamera sigurie.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me një konflikt të vjetër dhe dyshimet për hakmarrje. Sipas këtyre të dhënave, ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017, për të cilën vëllai i viktimës, Artan Koçeku, po vuan dënimin me burg.

Mësohet se Aleksandër Koçeku jetonte prej vitesh nën frikën e një hakmarrjeje të mundshme dhe lëvizte me kujdes për shkak të konfliktit të nisur pas ngjarjes së vitit 2017. Ai punonte në një furrë buke në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB