Aktualitet

U bllokuan në Korab/ Policia ndan PAMJET nga shpëtimi i turistëve zvicerian

Pas shëptimit ata janë dërguar në spital dhe ndodhën në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

E.K
U bllokuan në Korab/ Policia ndan PAMJET nga shpëtimi i turistëve
Momenti i shpëtimit

TIRANË- Policia ka ndarë pamjet nga shpëtimi i dy turistëve zvicerian, të cilët mbetën të bllokuar në malin e Korabit, pas një orteku. Një operacion kërkim shpëtimi që zgjati më shumë se 8 orë. Në ndihmë të ekipeve shqiptare të mbrojtjes, Policisë dhe emergjencave erdhi dhje një helikopter I KFOR-it nga Kosova.  Siç mund të shihet nga pamjet e shpërndara nga Policia, turistët i ka shpëtuar një tunel i vogël, brenda të cilit janë futur dhe kanë mbijetuar për disa orë dhe pse temperaturat ishin nën 18 gradë Celsius. Pas shëptimit ata janë dërguar në spital dhe ndodhën në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË;

Pas 8 orësh operacion kërkim-shpëtimi, në kushte atmosferike dhe gjeografike shumë të vështira, Policia shpëton 2 turistë nga Zvicra, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të dëborës dhe terrenit të thepisur. Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të mëngjesit, u krye nga Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Dibrës, Emergjencat Civile, Policinë Alpine të Forcave të Sigurisë Kombëtare, Federatën Alpine të Kërkim-Shpëtimit Malor të Policisë së Kosovës, si dhe me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të një helikopteri të KFOR-it.

Rreth orës 21:00, të datës 21.01.2024, është marrë njoftim se 2 turistë nga Zvicra, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Korabit, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit, në temperatura shumë të ulëta, dhe njërit prej tyre i rrezikohej jeta, sepse ishte dëmtuar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, për të shpëtuar 2 turistët. Pas 8 orësh kërkime intensive, gjatë natës dhe gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, në temperatura shumë të ulëta dhe në terrenin e thepisur të malit të Korabit, është bërë i mundur lokalizimi i 2 turistëve, në vendin e quajtur "Maja e Sokolit”.

Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.  Gjithashtu, për zbritjen, për shkak të terrenit të thepisur dhe gjendjes shëndetësore të 2 turistëve dhe të 2 punonjësve të Policisë, ka asistuar një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili për shkak të erës së fortë, nuk ka mundur të ulej. Në këto kushte, është kërkuar ndihmë nga një helikopter më i fuqishëm i KFOR-it, i cili ka bërë të mundur transportimin e 4 shtetasve të dëmtuar drejt spitalit, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ZËRI

Poll

MOS HUMB