Aktualitet

Çifti zviceran i bllokuar në Korab/ Helikopteri i FA nuk ulet, turistët evakuoohen nga KFOR

Evakuimi u krye nga KFOR, pasi helikopteri i Forcave të Armatosura nuk ka mundur të ulet për shkak të terrenit malor dhe kushteve të motit.

f.t
Çifti zviceran i bllokuar në Korab/ Helikopteri i FA  nuk ulet,
PAMJE NGA NGJARJA

DIBËR- KFOR u erdhi në ndihmë autoriteteve shqiptare për nxjerrjen e dy turistëve zviceranë që mbetën të bllokuar në malin e Korabit. Mësohet se 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës u angazhuan për shpëtimin e tyre por relievi i vështirë e ndërlikoi punën. 

Policia arriti t’i gjejë dy turistët, por nuk ka mundur që t’i transportojë pasi njëri prej tyre ka thyer këmbët. U desh ndërhyrja e trupave të KFOR për të bërë të mundur tërheqjen e çiftit nga Zvicra me helikopter. Evakuimi u krye nga KFOR, pasi helikopteri i Forcave të Armatosura nuk ka mundur të ulet për shkak të terrenit malor dhe kushteve të motit.

 

Burime për ZËRI bëjnë me dije se çifti kishte gjetur mënyra për t'u përshtatur në mënyrë që të mbijetonin natën, kur temperaturat kapën -18 gradë celcius. Për të mbrojtur sadopak veten, çifti kishin hapur një gropë në dëborë, për t'u mbrojtur nga temperaturat e ulëta. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por gjithsesi do të duhet që ti nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor. /ZËRI

Poll

MOS HUMB