Aktualitet

Vetëm 7 ditë i lirë, gjykata greke rikthen në burg babain që vrau kunatin

Prej një jave Tarellari ndodhej në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesi.

f.t
Vetëm 7 ditë i lirë, gjykata greke rikthen në burg babain
FATMIR TARELLARI DHE ERJON PELIVANI

GREQI-Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar Erjon Pelivanin, pasi zbuloi se ai i kishte përdhunuar e shantazhuar vajzën prej disa vitesh, është rikthyer në burg. 

Anëtarët e Këshillit miratuan përfundimisht propozimin e prokurorit dhe vendosën për masën e ndalimit të përkohshëm të 50-vjeçarit, raportojnë mediat greke. Prej një jave Tarellari ndodhej në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesi.

Tarellari nxorri në pritë Pelivanin dhe e ekzekutoi pasi e bija mori guximin t’i rrëfente se ai e abuzonte që kur ishte 9 vjeçe. Vajza jetonte me të atin që në moshën 9-vjeçare, kur ai ishte martuar për së dyti me një tjetër grua dhe kishte krijuar familje. Aty kishte njohur Pelivanin, vëllanë e gruas së dytë, i cili përveçse e abuzonte dhe e shantazhonte me foto e video intime. 33-vjeçari dyshohet gjithashtu se ngacmonte dhe vajza të tjera të mitura. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog./ZËRI

Poll

MOS HUMB