Aktualitet

U plagos me armë zjarri në Krujë, 40-vjeçari Agron Asllani, do transportohet te Trauma

Autori vijon të jetë në arrati dhe po punohet për kapjen e tij. 

k.m.
U plagos me armë zjarri në Krujë, 40-vjeçari Agron
Foto ilustruese

KRUJË- Plagosje me armë zjarri në Krujë. Raportohet se pas një sherri që dyshohet për motive të dobëta, Agron Asllani, rreth 40 vjeç është plagosur në krahë nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur në Bruzë Zall të Krujës. Për shkak të hemoragjisë ai është nisur drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë më herët, për shkak të rrugës së keqe, autoambulanca nuk mundi të futej në fshat dhe Asllani u transportua me një fouristradë deri tek vendi ku e priste mjeti i emergjencës. Ndërsa Policia nuk mundi të mbërrite shpejt, po për shkak të rrugës së keqe. Autori vijon të jetë në arrati dhe po punohet për kapjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak. Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB