
TIRANË- Dy turistë zviceranë që kishin dalë për ekspeditë në Grykë Çajë në Malin e Korabit e kanë kaluar gjithë natën në mal pasi u bllokuan nga një ortek në afërsi të Sorokolit. Njëri prej tyre kishte thyer edhe këmbën, pork jo nuk e kishte ndaluar çiftin që në kushtet e mbijetesës rë gjenin një mënyrë për të kaluar natën, në një kohë kur temperaturat kapën -18 gradë celcius. Ata kanë hapur një gropë në dëborë, një veprim ky që u ka shpëtuar jetën nga i ftohti i acartë.
Ishin shoqëruesit e tyre që ngritën alarmin pranë autoriteteve dhe Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u nisën në kërkim dhe e gjetën çiftin. Të ndihmuar dhe nga fakti që nuk kishte mjegull, i transportuan të dy drejt Tiranës. Deri më tani të dy duken në gjendje të mirë shëndetësore, por gjithsesi do të duhet që ti nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.