Aktualitet

Gazetarja zbulon SHKAKUN e kërcënimit të gjyqtares: Shakaja e konfliktoi me kolegët

Gazetarja Anila Hoxha tha se ka dyshime se konflikti ka nisur brenda për brenda ambienteve të Gjykatës.

k.m.
Gazetarja zbulon SHKAKUN e kërcënimit të gjyqtares: Shakaja e
Arnisa Këlliçi

TIRANË- Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka hedhur dritë mbi pistat e mundshme të kërcënimit të gjyqtares pranë Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi. Në fjalën e saj, gjatë emisionit "Breaking News", gazetarja Hoxha tha se ka dyshime se konflikti ka nisur brenda për brenda ambienteve të Gjykatës. Sipas saj, mendohet se shkak për kërcënimin është bërë një shaka mes kolegëve por nuk ka dhënë më tej detaje lidhur me ngjarjen.

"Ka dyshime mund të jetë edhe për shkak të një konflikti të ndodhur ditëve të fundit në Gjykatë. Ka dyshime se është përfshirë në një shaka me kolegët, por kjo nuk është pistë kryesore. Ka qenë një konflikt, ku gjyqtarja është përfshirë në një shaka, kam të dhëna që dikush nga ju është përgjuar. Mbas kësaj shakaje në grup kolegësh, ka pasur disa reagime të ashpra. Konflikti ka edhe dëshmitarë, ka pasur një situatë të ngrirë pse duhet bërë kjo shaka. Kjo nuk është definitive. Janë duke u mbledhur shumë të dhëna dhe kjo është marrë në konsideratë,”- tha gazetarja Hoxha.

Letra kërcënuese i është dërguar Këlliçit në vendin e punës u publikua të shtunën në media dhe në të shkruhej:  E dashur Arnisa. Keni dy djem ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt!

E shqetësuar për veten dhe fëmijët e saj, gjyqtarja kërkoi mbrojtje, e cila iu ofrua sot për 3 muaj nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ndërsa hetimet kanë nisur. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB