
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të hënë pasi akuzohen për mashtrim. Raportohet se ka qenë një bashkëpunim mes strukturave të krimit ekonomik dhe operacionales së drejtorisë së Tiranës dhe komisariatit të Pogradecit, që ka bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit.
Dyshohet se se ata ishin pjesë e një grupi që merrej me shitje-blerjesh pronash në Tiranë. Mbi to rëndon dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve. Vlera e mashtrimit arrin deri në 200 mijë euro. Në orët në vijim pritet që të ketë një reagim zyrytar nga ana e Policisë së Tiranës./ZËRI
Poll