Aktualitet

2 ngjarje kriminale në Shkodër/ Shpërthim me tritol në një banesë dhe dy makina të djegura gjatë natës

Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

k.m.
2 ngjarje kriminale në Shkodër/ Shpërthim me tritol në
Foto ilustruese

SHKODËR- Nata në Shkodër ka 'sjellë' dy ngjarje kriminale. Fillimisht janë ndjekur dy automjete, e më pas i është vendosur tritol një banese. Rreth orës 03.32 të mëngjesit janë djegur dy makinat tip “Benz” dhe “BMW” që ishin në pronësi të Erdi Krajës.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit,”- sqaron Policia.

Vetëm 4 minuta më vonë i është vendosur një sasie tritoli në derën e banesës së Robert Gerës. Fatmirësisht nga të dyja ngjarjet nga të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake, burime bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB