Aktualitet

Plagoset me thikë një 24-vjeçar në pedonalen e Pogradecit

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta.

k.m.
Plagoset me thikë një 24-vjeçar në pedonalen e Pogradecit
Foto ilustruese

POGRADEC- Një sherr në pedonalen e qytetit të Pogradecit ka degraduar në përfundimin e thikës. Për pasojë një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i plagosjes është vendosur në pranga. 

“Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit,”- thuhet në njoftimin e policisë së Pogradecit./ZËRI

Poll

MOS HUMB