
VLORË- Një 17-vjeçar ka qëlluar me thikë një 38-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”. Mësohet se dyshja janë përplasur në një restorant dhe i mituri në gjaknxehtësi e sipër, ka marrë thikën dhe ka qëlluar 38-vjeçarin që është me probleme të shëndetit mendor. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.