
Policia e Sarandës
SARANDË- Antonio Dima, 20 vjeç nga Elbasani është vënë në pranga nga policia e Sarandës. Raportohet se Dima ka humbur kontrollin teksa udhëtonte me një mjet tip “BMË” në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.
Ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe për rrjedhojë është përplasur me gjashtë makina të parkuara, të cilat janë dëmtuar. 20-vjeçari Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë, është vënë në pranga dhe është gjobitur me 170 mijë lekë. Dëmet material që ka shkaktuar janë të konsiderueshme.
Poll