
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 51-vjeçar ka humbur jetën në det. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 51-vjeçari me inicialet Ll.K., kur është futur në det për tu larë, por ka pësuar arrest kardiak. Për pasojë ai ka humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.
Poll