Aktualitet

Ra nga lartësia në “Majën e Thatë”, gjendet trupi i alpinistit nga Kosova

Trupi i tij do të dërgohet në morg.

F.m
Ra nga lartësia në “Majën e Thatë”, gjendet
Maja e Thatë

TROPOJË- Trupi i alpinistit 30-vjeçar nga Kosova është nxjerrë sot nga gremina ku ra në “Majën e Thatë” në Valbonë, Tropojë. I riu po bënte ngjitje bashkë me grupin e tij shoqëror, në momentin që rrëshqiti dhe ra nga lartësia në greminë. Trupi i tij do të dërgohet në morg. Më pas do të transportohet drejt Kosovës, ku familjarët do ta përcjellin për në banesën e fundit.

Njoftimi i policisë Tropojë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme,  për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur "Maja e thatë", dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se; Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e  kërkim-shpëtimit malor të Kosovës. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit L. A., 30 vjeç, i cili do të  transportohet drejt morgut.   Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë  dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Poll

MOS HUMB