Aktualitet

Shpërthimi me tritol gjatë natës në Shkodër, identifikohet njëri nga autorët

Në njoftimin e Policisë, bëhet me dije se autori i dyshuar është identifikuar me inicialet L.M., por nuk e bëjnë me dije identitetin e tij të plotë.

k.m.
Shpërthimi me tritol gjatë natës në Shkodër,
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shtetit ka identifikuar dhe po punon për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të Robert Gerës. Në njoftimin e Policisë, bëhet me dije se autori i dyshuar është identifikuar me inicialet L.M., por nuk e bëjnë me dije identitetin e tij të plotë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij,"-shkruhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit R. G, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mengjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB