Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit vijon edhe sot, mbeten aktive edhe vatrat e zjarrit në Tropojë dhe Has

Një prej tyre është më aktive në malin e Shëngjinit edhe pse Forcat e Armatosura kanë punuar deri vonë për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll.

k.m.
Zjarri në malin e Shëngjinit vijon edhe sot, mbeten aktive edhe vatrat
Foto ilustruese

TIRANË- Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë. Një prej tyre është më aktive në malin e Shëngjinit edhe pse Forcat e Armatosura kanë punuar deri vonë për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll. Aksioni po vijon edhe sot, por fatmirësisht zjarri nuk përbën rrezik për zonën e banuar. Po ashtu, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj.

Zjarret janë aktive edhe në Tropojë dhe Has vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Vatrat janë aktive në zonën pyjore të fshatit Zogaj, në vendin e quajtur Maja e Krajlicës dhe në vendin e quajtur Firza e Qemes, afër fshatit Kishaj.

Informacioni i detajuar

Situate e zjarreve në bashkinë Has

Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri. Vatra e zjarrit e ardhur nga Mahalla e Epërme Nj.Adm. Zogaj dhe ka depërtuar në vendin e quajtur Maja e Krajlicës, fshati Peraj, Njësia Administrative Golaj, Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar , 31 forca të bashkisë , 4 forca të MZSH-së bashkia Has dhe 20 forca të Batalionit Komando, por në orën 13.22 u ndërpre operacioni për shuarjen e zjarrit pasi ka patur shpërthim mine në zonen e zjarrit, për të mos rrezikuar jetën e njerzve. Në këtë vatër kanë vepruar vetëm forca të Batalionit Komando. Në vatrën e zjarrit të shfaqur në zonën Kishaj, në vendin e quajtur Firza e Qemes njësia administrative Gjinaj kanë vashduar punën për dhuarjen e kësaj vatre 6 forca të MZSH-së, 13 punonjës të shërbimit pyjor , 4 vullnetarë dhe forcat policore. Aktualisht të dyja vatrat janë aktive.

Situata e zjarreve në bashkinë Tropojë

Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.
Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll.Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën, ku dhe janë përqëndruar dhe një pjesë e forcave. Vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë active.

Në operacionet e shuarjes së vatrave të zjarrit në rajonin e Zogajt Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë morën pjesë:

Nga Bashkia Tropojë
*Emergjencat Civile 2 përsona .
*Shërbimi pyjor 17 përsona me 3 automjete private
*Shërbimet e bashkisë 45 përsona me 3 automjete bashkisë dhe 2 private.
*Administrata e Bashkisë Tropojë 7 përsona me 2 mjete
*Njesia Administrative Bytyc 7 përsona me 1 automjet privat
* Njesia Administrative Tropoje 10 përsona me 2 automjete .
*Shërbimi Zjarrëfikës Tropojë 11 përsona me 1 mjet zjarrëfikës .
*Ujësjellës Kanalizime Tropojë 5 përsona me 1 automjet .
*Policia Bashkiake 5-përsona .
Administratorët e Njesive Administrative Tropojë , Llugaj , Bujan dhe Fierze 4 përsona .

Intitucionet lokale Tropojë.
*AZM Tropojë 7 përsona
*Zyra Arsimore Tropojë 8 përsona
*Dega e postës 6 përsona.
*Spitali Tropojë 6 përsona.
*Sigurimet shoqërore 1 përsona.
*OSHEE 7 përsona .
*NJVKSH Tropoje 8 Punonjes me 1 automjet .
*Zyra e punës Tropojë 1.
*Policia e kufirit 10 përsona dhe 2 automjete .
*Policia e Komisariatit Tropojë 8 me një automjet .
Komuniteti 3.

Forcat e Armatosura

Batalioni Komando 100 efektiv, mjete 12. Reparti usht. nr.1120 efektiv zjarrfikës 6 dhe 1 mjet zjarrfikëse. BMR Tiranë 7 efektiv zjarrfikës dhe 1. Gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren për drejtimin, monitorim e operacionit Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetari i Bashkisë Tropojë, Kryetari i Bashkisë Has, N/Prefekti i Hasit dhe i Tropojës, N/Kryetari i bashkisë Tropojë, Përgjegjesit e Emergjencave Civile të bashkisë Has dhe Tropojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB