Aktualitet

Stuhia "Ciaran" / Rrëshqitje dheu në Shkodër, era rrëzon pemët

Rrëshqitje të dherave ka patur edhe në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”, ku si pasojë është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

k.m
Stuhia "Ciaran" / Rrëshqitje dheu në Shkodër, era
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Stuhia Ciaran ka prekur edhe qytetin e Shkodrës. Si pasojë e erërave të forta janë regjistruar rënie të pemëve në disa zona të qytetit ku janë shkaktuar dëme materiale. Nga rrëzimi i pemës mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale tek automjetet që ndodheshin të parkuara. Janë të paktën katër automjete të cilat kanë pësuar dëme.

Stuhia "Ciaran" / Rrëshqitje dheu në Shkodër, era

Ndërkohë në njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugor Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave. Rrëshqitje të dherave ka patur edhe në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”, ku si pasojë është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë. Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim.


Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB