
TIRANË- Vendi ynë prej mesditës së kësaj të premteje vendi ynë në është në "pushtetin" e stuhisë "Ciaran". Për shkak të erës së fortë disa pemë në kryeyqytet janë rrëzuar, fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.
Siç mund të shihet dhe në pamje, një pemë e rrëzuar pranën zonës së Liqenit ka bllokuar rrugën, ndërsa një makinë ka shpëtuar "paç" pa e prekur. Ndërkohë dhe në Yzberisht u has e njëjta problematikë. Dhe në "Rrugën e Durrësit" pati probleme.
Vieë this post on Instagram
Situata më e rëndë është regjistruar në zonën e "Myslym Shyrirt", ku pemët zunë poshtë disa makina. Fatmirësisht pa të lënduar.
Vieë this post on Instagram
Stuhia "Ciaran", e cila preku vendin tonë këtë të premte ka shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë pati bllokime rrugësh, Lana doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Disa biznese u përmbytën ndërsa një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur pasi u godit nga një objekt në kokë. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën në Milot dhe Fier për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga lagështia në rrugë./Zëri.ai