Aktualitet

Stuhia shkakton probleme me energjinë, OSSH: Këto janë 7 zonat më problematike

Grupet e avarive ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike.

k.m.
Stuhia shkakton probleme me energjinë, OSSH: Këto janë 7 zonat
Foto ilustruese

TIRANË- Prej disa orësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, e si pasojë ka probleme me shtyllat e tensionit të lartë. Kushtet e motit sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina, duke sjellë kështu stakime në disa linja dhe nënstacione. Grupet e avarive ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike.

"Nga raportimi i orës 14:30, rezulton se kemi jashtë pune 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale. Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë,"-shkruhet në postimin e OSHEE.

NJOFTIMI I PLOTË:

Moti i keq

OSSH rrit gatishmërinë në zonat e prekura, linjat 35kV në funksion të plotë. Prej disa orësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, shoqëruar kryesisht me shtrëngata shiu dhe shkarkesa aftmosferike. Kushtet e motit sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina, stakime në disa linja 35kV dhe n/stacione. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e #OSHEE, rriti gatishmërinë në të gjithë vendin, me mjete transporti dhe bazë materiale, duke u përqendruar kryesisht në linjat e tensionit të lartë dhe n/stacione. Grupet e avarive ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike. Nga raportimi i orës 14:30, rezulton se kemi jashtë pune 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale. Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë. Probleme ka patur edhe në n/stacione, por falë reagimit në kohë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike brenda 10 minutash. Është e rëndësishme të theksojmë se të gjithë linjat e rrjetit elektrik që furnizojnë intitucionet e rëndësisë së veçantë, si spitalet dhe hidrovoret janë në funksion të plotë. Gjithashtu, edhe linjat e tensionit të lartë 35kV ndodhen në kushte optimale.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB