Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve në Vlorë dhe Durrës

Drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve.

k.m
Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve në Vlorë dhe Durrës
foto ilustruese

VLORË- Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe Durrësit, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Sipas njoftimit, drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave. Ndërsa sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Sipas njoftimit përmirësimi i situatës në Vlorë pritet pas orës 20:00 datë 4 nëntor 2023.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB