Aktualitet

Pemë të rrëzuara e makina të dëmtuara, çfarë la pas stuhia në Tiranë

Stuhia që përfshiu vendin ka shkaktuar pasoja të shumta materiale dhe kaos për qytetarët.

D.XH
Pemë të rrëzuara e makina të dëmtuara,
Stuhia 1

TIRANË- Stuhia, që përfshiu dhe Shqipërinë këtë mesditë, ka shkaktuar mjaft dëme në Tiranë. Në disa rrugë të kryeqytetit, siç shikohet në pamjet e publikuara nga JOQ, pemët kanë rënë në rrugë dhe në trotuar. Në disa raste, pemët ranë dhe mbi makina, duke dëmtuar shumë mjete.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Përpos kësaj, rrugët e kryeqytetit janë mbushur përplot me ujë, duke sjellë kaos për banorët. 

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB