
TIRANË- Lana ka dalë nga shtrati në disa zona të kryeqytetit, ndërkohë që një pjesë e mirë e semaforëve janë jashtë funkisionit.
Situata më problematike me lumin Lana paraqitet në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku janë përmbytur disa biznese. Ndërkohë, problematika janë krijuar dhe në disa zona të tjera të Tiranës, si Rruga e Selvisë, ku ka prani të madhe të ujit në rrugë.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që qytetarët apelohen që të shmangin lëvizjet e panevojshme nga banesat e tyre. Një tjetër shqetësim në Tiranë mbetet trafiku i mjeteve, ku shumë rrugë janë të bllokura.
Sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të kemi reshje të shumta në të gjithë Shqipërinë që do të shoqërohen dhe me rënie temperaturash.
"Pritet që të kemi një përkeqësim të motit. Shqipëria pritet të përkeqësojë kushtet e motit duke filluar që sot pas mesdite. Reshjet si fillim do të nisin në veri dhe më pas do të zbresin gradualisht duke sjellë shira intensivë, që priten pas ditës së sotme, edhe shtuna do të ketë reshje intensive duke sjellë probleme në disa qarqe, si Shkodër, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës", u shpreh Porja.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai