Aktualitet

Tirana pushtohet nga stuhia, Veliaj: Tregoni kujdes në 24 orët e ardhshme

Veliaj: Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet!

E.K
Tirana pushtohet nga stuhia, Veliaj: Tregoni kujdes në 24 orët e
Pamje nga permbytjet ne Tirane

TIRANË- Rrugët e Tiranës janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut që kanë nisur prej mesditës. Siç shihet dhe në pamjet që qytetarët kanë sjellë në redaksinë e Zëri.ai në shumë rrugë të kryeqytetit ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Për situatën e motit ka reaguar dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm në 24 orët e ardhshme. “KUJDES - MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë si pasojë e rrëzimit të një objekti, një punonjës i policisë rrugore ka mbetur i lënduar. Në të gjithë vendin në 24 orët e ardhshme priten reshje të shumta shiu në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Të gjithë qytetarët rekomandohen që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë.

Poll

MOS HUMB