Aktualitet

Stuhia "paralizon" kryeqytetin, urbanit të Kamzës i pikon 'çatia'

Në video duket qartë që gjithë uji i shiut po futet brenda në urban, ndrësa qytetarët ruhen që të mos lagen.

k.m.
Stuhia "paralizon" kryeqytetin, urbanit të Kamzës i pikon
Pamje nga urbani

TIRANË- Stuhia në Tiranë ka shkaktuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve të transportit. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, urbani i Kamzës ka shfaqur probleme. Në video duket qartë që gjithë uji i shiut po futet brenda në urban, ndrësa qytetarët ruhen që të mos lagen.

PAMJE NGA JOQ: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB