Aktualitet

Nuk do ta besoni, kjo është Tirana sot

Video e frikshme e stuhisë që është duke ndodhur në Tiranë

E.K

Nuk do ta besoni, kjo është Tirana sot

TIRANË- Moti i keq ka pushtuar prej disa orësh të gjithë vendin, ndërkohë që në Tiranë dhe Durrës situata paraqitet më alarmante si pasojë e përmbytjeve në rrugë. Zëri.ai ka siguruar një video ku shihen përmasat e stuhisë që ka pushtuar kryeqytetin, ndërkohë që për disa minuta Tirana është përshkruar nga një errësirë e plotë. Deri tani raportohen rrugë të bllokuara, përfshirë qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës.

Përveç autostradës Tiranë-Durrës, probleme me qarkullimin ka pasur dhe në rrugën e Rinasit. Si pasojë e reshjeve, më herët në Vlorë dhe Shëngjin, u pezullua lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Ndërkaq në Shëngjin shpejtësia e erës në det hapur është 18m/s, ndërsa dallgëzimi ka arritur deri në 7 ballë. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë ditën e nesërme pas orës 20:00.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB