Aktualitet

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në autostradë, përmbytje në rrugët e Durrësit

E.K

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në autostradë, përmbytje në

DURRËS- Rreshjet e dëndura të shiut që kanë pushtuar vendin tonë, kanë sjellë përmbytjet e para në qytetin bregdetar të Durrësit. Siç shihet dhe nga pamjet, rrugët janë mbushur me ujë, ndërkohë që problem raportohen dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Për momentin është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohë që raportohet dhe për pemë të thyera. Ndërkohë në të gjitha qytetet e vendit raportohet për reshje të shumta shiu, të cilat do të jenë intensive dhe në orët e pasdites. Më herët moti i keq kishte pushtuar Italinë dhe duket se e njëjta situatë pritet të pasojë dhe në vendin tonë.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB