Aktualitet

Moti i keq/ Plagoset polici, i ra një objekt në kokë

I lënduar ka mbetur efektivi M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë mot të keq.

k.m.
Moti i keq/ Plagoset polici, i ra një objekt në kokë
Foto ilustruese

TIRANË- Një efektiv i Policisë së Shtetit është plagosur në Tiranë nga shkëputja e një objekti për shkak të motit të keq. Ngjarja ka ndodhur sot, në afërsi të Pallatit me Shigjeta. I lënduar ka mbetur efektivi M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë mot të keq. Por si pasojë është lënduar vetë. Aktualisht, efektivi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB