TIRANË – Policia Rrugore ka shtuar masat në rrugët e kryeqytetit, për shkak të rasteve jo të pakta të tejkalimit të shpejtësisë nga shoferët dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia në Tiranë njofton se patrullat civile do të jenë në terren, do jenë të pajisur me radarë, për të monitoruar tejkalimin e shpejtësisë, por edhe mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
“Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë. Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!
Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë. Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të sigurt!”, njofton policia.
Tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga shoferët është bërë spesh burim aksidentesh.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai