Aktualitet

Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë/ Bllokohet motoristi, uji i merr mjetin

Përveç qytetarëve, punonjësit e shërbimeve janë ata që po e vuajnë më së shumti motin e keq.

Zeri
Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë/ Bllokohet motoristi, uji
Motoristi

TIRANË- Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përmbytur një pjesë të madhe të kryeqytetit. Përveç qytetarëve, punonjësit e shërbimeve janë ata që po e vuajnë më së shumti motin e keq. Në pamjen e mëposhtme, duket motoristi që ka mbetur në mes të rrugës, ndërsa mjeti i tij është zhytur tërësisht në ujë.

VIDEOJA E MOTORISTIT: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB