
DIBËR- Stuhia "Ciaran", e cila "mbërtheu" vendin për më shumë se një orë ka shkaktuar probleme trë mëdha dhe në Rrugën e Arbrit, e cila për më shumë se dy orë ishte e pakalueshme për shkak të vërshimit të ujit. Raportohet se se disa tunele dhe ura të rëndësishme përgjatë aksit ishin në "pushtetin e ujit. Probleme pati dhe në Shkallë.
Ndërkohë dhe në disa fshatra u hasën probleme. Ky bllokim është shkaktuar për shkak të mungesës së kanaleve kulluese. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që përdorin këtë aks që të tregohen të kujdesshëm pasi reshjet pritet të vazhdojnë.
Stuhia "Ciaran", e cila preku vendin tonë këtë të premte ka shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë pati bllokime rrugësh, Lana doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Disa biznese u përmbytën ndërsa një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur pasi u godit nga një objekt në kokë. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën në Milot dhe Fier për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga lagështia në rrugë./Zëri.ai