
TIRANË- Stuhia "Ciaran" jo vetëm shkaktoi përmbytje në vend, por solli trafik të rënduar në disa zona të Tiranës.
Trafiku i dendur në Tiranë ka bërë që të shkaktohet një paralizim të qarkullimit të automjeteve, ku shoferëve iu është dashur shumë kohë për të shkuar në destinacionet e tyre.
Zonat me trafik të rënduar janë ajo e Zogut të Zi dhe Astirit, kthesa Kamzës, Laprakë.
Zogu i Zi
Laprakë
Astir
Kthesa Kamzës
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai