Aktualitet

Sot dha dorëheqjen...Nga onkologjiku te urgjencat, problematikat që shoqëruan vitin e Evis Salës në krye të Shëndetësisë

Largimi i saj vjen pas një mandati të shoqëruar me një sërë problematikash dhe debatesh publike mbi funksionimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

zh.ll
Sot dha dorëheqjen...Nga onkologjiku te urgjencat, problematikat që
evis sala

TIRANË- Evis Sala dha sot dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas rreth një viti në krye të dikasterit. Largimi i saj vjen pas një mandati të shoqëruar me një sërë problematikash dhe debatesh publike mbi funksionimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

1. Shërbimi onkologjik, një nga çështjet më të diskutuara kryesisht gjatë qëndrimin të ish-ministres në post. Gjatë vitit u ngritën shqetësime për mungesën e barnave, kapacitetet e kufizuara të trajtimit dhe kushtet e ofrimit të shërbimit për pacientët me sëmundje tumorale. Nga ana tjetër, Sala fliste për marrjen e maësave për të siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe për standardizimin e protokolleve të trajtimit sipas standardeve të BE-së. Ndonëse gjatë mandatit të saj, Sala e vendosi riorganizimin e shërbimit onkologjik ndër prioritetet kryesore, duke njoftuar krijimin e një Instituti Kombëtar të Kancerit, zgjerimin e shërbimeve onkologjike dhe investime në pajisje e kapacitete trajtuese, nga ana e qytetarëve raportohej një realitet tjetër. 

2. Një tjetër problematikë e raportuar në QSUT ishte ajo e analizave laboratorike. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeveris2ë të datës 26 mars të këtij viti, ishte ministrj që konfirmoi se në QSUT pas datë 20 të çdo muaji nuk do të mund të kryhen analizat laboratorike për pacientët e shtruar, për shkak të mungesës së fondeve. Ishte vetë ministrja ajo që pranoi problematikën, ndërsa deklaronte se po mblidheshin të dhënat për gjetje e një zgjidhjeje. Në spitale qytetarët ankoheshin për mungesë ilaçesh, por ministrja deklaronte se po punohej për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve duke theksuar se mungesa e barnave në qendrat spitalore nuk është si ka qenë më parë. Sipas Salës, së fundmi ka pasur më pak mungesë ilaçesh. 

3. Jo pak debate ka pasur edhe për shërbimin e urgjencës dhe rastet e pacientëve që kanë humbur jetën pasi janë paraqitur për ndihmë mjekësore, duke hapur debat të madh dhe reagime të shumta. Madje vetëm gjatë ditëve të fundit të muajit gusht janë shënuar 3 viktima pikërisht për shkak të munfesës së shërbimit të ugjrencës. Ngjarja tragjike mbrëmjen e 29 gushtit ku mbetën viktimë dy persona në Vaun e Dejës pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike shënon një nga ato raste ku urgjenca nuk funskionoi, pasi u bë me dije se ambulanca e urgjencës kishte qenë me defekt. Një tjetër rast i rëndë ishte dhe ai i 31 gushtit, ku humbi jetën 36-vjeçarja shtazënë nga Pogradeci. Edhe ky rast sërish lidhet me urjgencën, e cila përseri nuk funksionoi dhe e reja humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë, në pamundësi për të marrë ndihmën e shpejtë në urgjencën e Pogradecit, e cila ndodhet në kushte skandale dhe në mungëse të atyre më minimale.

Këto raste kanë nxitur diskutime mbi cilësinë e shërbimit shëndetësor, gjatë një viti ku u premtuan reforma dhe investime. Ndërsa sot, Sala po largohet nga posti që mbajti për një vit duke njoftuar se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare. 

Sala mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4." Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që e kanë çuar ministren drejt dorëheqjes, por në paraqitjen e dorëheqjes mësohet që ajo të ketë thënë se “do të ndjekë karrierën e saj akademike”. Në prezantimin e saj, Sala u shpreh se objektivi kryesor ishte zgjidhja e rimbursimit të barnave onkologjike./ZËRI

Poll

MOS HUMB