Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

Megjithatë, deri më tani nuk ka një informacion zyrtar që konfirmon këtë pistë. Hetuesit po verifikojnë edhe dyshimet për një atentat të organizuar paraprakisht, që mund të ketë lidhje me të shkuarën kriminale të 60-vjeçarit Selami Hasani.

zh.ll
Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit:
vendngjarje-selami hasani

TIRANË- Hetimet për vrasjen e Selami Hasani dhe nipit të tij në Fier, kanë marrë një kthesë tjetër. Teksa detaje të reja dalin në dritë, sipas raportimeve, një nga pistat që po shqyrtohet nga grupi hetimor është mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestër gjatë sulmit me armë zjarri, duke qëlluar fillimisht mbi nipin dhe më pas ndaj Selami Hasanit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një informacion zyrtar që konfirmon këtë pistë. Hetuesit po verifikojnë edhe dyshimet për një atentat të organizuar paraprakisht, që mund të ketë lidhje me të shkuarën kriminale të 60-vjeçarit Selami Hasani.

Një tjetër pistë që po hetohet lidhet me konfliktin e hershëm mes familjes Hasani dhe asaj të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”. Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, ngjarje e ndodhur më 25 mars 2002.

Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe përfshirjen e disa personave dhe përdorimin e dy automjeteve në atentat.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të sigurojnë pamjet e një automjeti tip "Volvo" në ngjyrë të bardhë, në afërsi të banesës së viktimës, përpara se të ndodhte atentati, ndërsa pak minuta më vonë u gjet i djegur në mbikalimin e Dërmenasit. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati i rëndë me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme 23 nënëtor, në lagjen “1 Maji” në Fier, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Sipas Policisë, Selami Hasani po punonte në murin e oborrit të banesës, ku është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Ndërkohë, nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, më 24 nëntor. Autorët e atentatit vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Pas atentatit, u gjetën dy makina të djegura, një në Ndërmenas dhe tjetra te rrethorrotullimi i Pojanit, brenda së cilës janë gjetur 2 armë zjarri. 

60-vjeçari Selami Hasani, ishte me precedentë të mëparshëm kriminal dhe prej 3 dekadash në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si "Ben Qimja". Hasani ishte dënuar për vrasjen e nipin të këtij të fundit, ngjarje e ndodhur në vitin 2002. Dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin./ZËRI

MOS HUMB