Politikë

"Nis ngritja e Institutit të Tumoreve", ministrja Sala: Hiqet limiti i moshës për check-up, shërbimet do ofrohen nga shteti

Një tjetër ndryshim është kalimi i shërbimeve të Check-Up dhe dializës në administrimin e shtetit.

zh.ll
"Nis ngritja e Institutit të Tumoreve", ministrja Sala: Hiqet
evis sala

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka njoftuar vendimet e reja në fushën e shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Sala bëri me dije se është miratuar ngritja e Institutit të Tumoreve, i cili do të ketë një buxhet të dedikuar edhe për kërkimin shkencor.

Gjithashtu, ministrja njoftoi edhe ndryshime në programin kombëtar të Check-Up. Me vendimin e ri hiqet kufiri maksimal i moshës për përfitimin e kontrollit shëndetësor falas, duke u mundësuar edhe qytetarëve mbi 70-vjeç të përfitojnë nga ky shërbim. Një tjetër ndryshim është kalimi i shërbimeve të Check-Up dhe dializës në administrimin e shtetit.

“Kemi marrë sot vendim për ngritjen e Institutit të Tumoreve. Përveç buxheti të alokuar si pjesë e QSUT, ka edhe një buxhet shtesë për pjesën kërkimore dhe shkencore. Gjithashtu ky institut do të aplikojë edhe për fonde ndërkombëtare, për barna dhe teknologji të avancuar.

Për herë të parë, të moshuarit, për moshën 70-vjeç do të ofrohet shërbimi i Check-upit. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve. Gjithashtu shërbimi i check-upit dhe i dializës që përfundojnë në shtator e nëntor nga koncensionari, merren në dorëzim, e duke nisur nga vjeshta do të ofrohen nga shteti", deklaroi ministrja Sala.

Poll

MOS HUMB