Politikë

"Dërgojmë 4 oficerë shtabi në Gaza", ministri Nufi: Miratohet vendimi për shpërblimin për zjarrfikësit (VIDEO)

Sa i përket situatës së zjarreve, Nufi tha se gjatë këtij viti janë menaxhuar dhe shuar mbi 27 vatra zjarri, ndërsa në terren janë angazhuar mbi 1300 forca, 5 helikopterë dhe më shumë se 90 mjete.

zh.ll
"Dërgojmë 4 oficerë shtabi në Gaza", ministri
ermal nufi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë me dije se Shqipëria do të kontribuojë me oficerë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Nufi tha se 4 oficerë të shtabit shqiptar do të angazhohen në këtë mision, ndërsa numri i plotë i pjesëmarrësve dhe vendosja e trupave do të bëhen të ditura në vijim.

“Kemi marrëveshje me NATO-n që katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza si pjesë e forcave ndërkombëtare stabilizuese, teksa në vijim do të bëjmë me dije numrin total dhe vendin ku trupat e tjera do të vendosen. Këto marrëveshje kanë nisur prej shumë kohësh, që kur kemi vënë marrëdhënie me SHBA. Kemi avancuar procedurat për marrëveshjen për prodhimin e anijeve luftarake.", deklari ministri.

Gjithashtu, ministri bëri të ditur se qeveria ka miratuar edhe shpërblime shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e angazhuara në operacionet e shuarjes së zjarreve. Sa i përket situatës së zjarreve, Nufi tha se gjatë këtij viti janë menaxhuar dhe shuar mbi 27 vatra zjarri, ndërsa në terren janë angazhuar mbi 1300 forca, 5 helikopterë dhe më shumë se 90 mjete.

"Sot është miratuar vendimi për shpërblimet për zjarrfikësit që kanë marrë pjesë në zjarre. Situata sivjet është menaxhuar shumë mirë, kemi menaxhuar dhe shuar mbi 27 vatra zjarri. Mbi 1300 forca janë angazhuar në maksimum.

5 helikopterë kanë qenë aktivë, mbi 90 mjete në total. Kemi një situatë zjarri në Dajt, janë mbi 120 forca në terren, gjithashtu 2 helikopterë po punojnë nga ajri. Ky shpërblim është më se i merituar. Qeveria ia jep të gjithë atyre që përballen në vijën e parë të frontit me zjarret.", tha ministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB