Politikë

Onkologjiku-Ministrja Sala: Së shpejti vihet në punë akseleratori i 3-të

Sala njoftoi se së shpejti pritet të vihet në funksion edhe akseleratori i tretë për trajtimet onkologjike.

F.I
Onkologjiku-Ministrja Sala: Së shpejti vihet në punë akseleratori
Evis Sala

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për prioritetet aktuale të qeverisë, ku më kryesore qëndron reformimi i shërbimit onkologjik. Sala njoftoi se së shpejti pritet të vihet në funksion edhe akseleratori i tretë për trajtimet onkologjike.

Ministrja u ndal edhe te mungesa e medikamenteve dhe lista e barnave të rimbursueshme, duke theksuar se janë marrë masa për të siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe për standardizimin e protokolleve të trajtimit sipas standardeve të BE-së.

Evis Sala: Së pari, reformimi i shërbimit onkologjik, siç e kam thënë disa herë është një prioritet kombëtar. Sëmundjet tumorale janë një sfidë globale, pasi kanceri po kalon në incidencë sëmundje kardiake, pra po kthehet në sëmundje kronike. Për këtë arsye, 2026 është viti i organizimit të plotë të shërbimit onkologjik. Kemi ngritur grupin e punës për krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe rrjetit kombëtar të sëmundjeve tumorale. Kemi nisur analizën e plotë të situatës aktuale, siç e thashë diagnostikimi është një fillim shumë i mirë,  për këtë po shohim shpërndarjen sipas rajoneve, kapacitetet… Nga bordi i tumoreve në QSUT në bashkëpunim me Institutin Nacional të Tumoreve në Milano, kemi miratuar 30 protokolle të unifikuara trajtimi.

Poll

MOS HUMB