Politikë

"Patronazhistët?-Perfeksion!" Zgjedhjet 2027, Klosi: Do i fitojmë, edhe mandatin e 5-të në 2029!

Klosi u shpreh se socialistët po përgatiten për të marrë mandatin e 5-tw qeverisës, ndërsa theksoi se qytetarët do të mbështesin vijimin e qeverisjes së tyre.

zh.ll.
"Patronazhistët?-Perfeksion!" Zgjedhjet 2027, Klosi: Do i
blendi klosi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është shprehur optimist për zgjedhjet parlamentare të 9 majit 2027. Ai ka deklaruar për Off the Record në A2 CNN, se PS jo vetëm që do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por edhe ato të vitit 2029. Klosi u shpreh se socialistët po përgatiten për të marrë mandatin e 5-të qeverisës, ndërsa theksoi se qytetarët do të mbështesin vijimin e qeverisjes së tyre.

“Ne jo do fitojmë zgjedhjet e 9 majit, por do fitojmë edhe zgjedhjet e 2029-ës. Po përgatitemi për të marrë mandatin tonë të pestë. Sepse qytetarët shqiptarë gjykojnë për të vazhduar qeverisjen e Shqipërisë, në të mirë të Shqipërisë dhe të mbyllim problematikat e tranzicionit shqiptar përsa kohë alternativat e tjera janë guri dhe flaka e institucioneve”, tha Klosi. 

Nga ana tjetër, analisti Lutfi Dervishi ngriti shqetësime lidhur me problematikat ekonomike dhe sociale, duke akuzuar qeverinë se nuk ka reflektuar pas protestave të qytetarëve. Lidhur me këtë, ai risolli në vëmendje edhe koncertin e Kaney ëest, i cili u zhvillua në kulmin e protestës dhe për të cilin u bë një pagesë prej 4.2 milionë eurosh.

“Thoni që keni kuptuar pas protestave. Po Çfarë keni kuptuar? Keni kuptuar që kosto e jetesës është e rritur, strehimi është bërë i papërballueshëm, që çmimet kanë shkuar në qiell, që cilësia e jetës është prishur dhe se korrupsioni është rritur. Tani kush na i solli këto gjëra këto 13 vite? Ju keni një gjë, edhe shkaktoni plagën edhe doni ta shëroni”, u shpreh analisti. 

Ndërkohë, teksa analisti i përmendi sistemin e patronazhimit të votës dhe skandalet e lidhura me të, kreu i Sekretariatit të Përgjithshëm të PS-së e cilësoi atë si “perfeksion”.

Analisti: Sistemin e patronazhizmit e keni të poshtër, të përshtirë dhe në kundërshtim me ligjin.

Klosi: Perfeksion.

Pas kësaj, Klosi kundërshtoi qëndrimin e analistit, duke argumentuar se bëhej fjalë për një përshtypje personale të tij./ZËRI

MOS HUMB