GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke, ndërsa ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në zonat përreth.
Pas neutralizimit të vatrës, forcat zjarrfikëse do të vijojnë monitorimin e territorit për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm të flakëve. Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin në këtë zonë./ZËRI