Aktualitet

37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën rrugës për Tiranë, e motra mes lotësh: Në Pogradec na vonuan mbi 3 orë, kërkoj drejtësi

Sipas motrës, gjatë kohës që i vendosin serume dhe gjak, u diskutua mes mjekëve edhe mundësia e transportit me helikopter, por kjo nuk u realizua.

F.I
37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën rrugës për
motra e të ndjerës

POGRADEC-Motra e Marjana Karolina Bunajt, 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës ka treguar mes lotësh momentet e vështira nga spitali i Pogradecit deri në momentin kur 37-vjeçarja u nis me urgjencë drejt Tiranës. Ajo ngre dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave. 

Motra e të ndjerës, Albina Mekolli tregon se gjithçka nisi rreth mesditës, kur 37-vjeçarja e telefonoi duke i thënë se kishte dhimbje të forta në bark. Pas kontrollit fillestar mjekja roje kishte kërkuar që të dërgohej në Tiranë. Sipas motrës, gjatë kohës që i vendosin serume dhe gjak, u diskutua mes mjekëve edhe mundësia e transportit me helikopter, por kjo nuk u realizua. E reja u transportua me ambulancë nga Pogradeci drejt Tiranës. E motra beson se një ndërhyrje kirurgjikale në Pogradec apo transport më i shpejtë mund të kishte ndryshuar fatin e 37-vjeçares. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

"Në orën 12 më merr motra në telefon dhe më tha: hajde më merr se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka gjakderdhje të brendshme. Ajo tha duhet ta çojmë për Tiranë. U mblodhën të gjithë, ajo tha duhet çuar sa më parë. Dëgjova që po thonin për helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë. Ajo tha s’kam ç’t’i bëj më këtu, duhet ta çojmë sa më parë. Nuk di kë telefonoi doktoresha, erdhën mjekët e reanimacionit dhe thanë s’mund ta çojmë pa pasur një mjek me vete se ishte shtatzënë. E çuan në reanimacion, pati dhe ca vonesa. Me ambulancë e nisën pas orës 4 të mëngjesit. Kishte dhimbje gjatë gjithë kohës. Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. I vunë vigonë për serume dhe gjak, thoshin s’mund ta çojmë kështu, nuk e di. Nëse do të ishim nisur pak më parë, do të më kishte shpëtuar motra të paktën, fëmija, s’e di. Mbase nëse arrinim më herët në Tiranë do të shpëtonte. Po të ishte në një sallë operacioni... duhet të shihen më mirë, s’mund të çohet në Tiranë një grua shtatzënë me një infermier. Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, deklaron ajo.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme ku sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçarja dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme. Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Poll

MOS HUMB