Aktualitet

SKEMA/ “Intercontinental Link”, “Mags Shoes” dhe “Konservimi Adritatik”, cilat janë bizneset që dolën garant për klandestinët

Gjithçka niste nga agjencia e punësimit “Intercontinental Link”, me ortak dhe administrator Endri Seitin. Kjo agjenci bashkëpunonte me biznese të ndryshme, si me shoqërinë tregtare “Mags Shoes” të italianit Antonio Spechio, “Gerem Konfeksione” me administratore Xhuljeta Çobën dhe “Konservimi Adritatik” që rezulton të jetë në pronësi të Artur Matës.

F.m
SKEMA/ “Intercontinental Link”, “Mags Shoes” dhe
Emigrantë

TIRANË- Trafikimi i emigrantëve ka nxjerrë në pah përfshirjen e efektivëve të Policis së Shtetit, por edhe të një sërë biznesesh që siguronin vizat për emigrantët, në mënyrë që të futeshin në vendin tonë. Bëhet fjalë kryesisht për fasoneri, por edhe për kompani që kanë lidhje me turizmin,

Gjithçka niste nga agjencia e punësimit “Intercontinental Link”, me ortak dhe administrator Endri Seitin. Kjo agjenci bashkëpunonte me biznese të ndryshme, si me shoqërinë tregtare “Mags Shoes” të italianit Antonio Spechio, “Gerem Konfeksione” me administratore Xhuljeta Çobën dhe “Konservimi Adritatik” që rezulton të jetë në pronësi të Artur Matës.

Bizneset kryenin aplikime për leje unike punësimi e më pas aplikime për pajisje me vizë “D” për klandestinët.

Por e gjitha ishte fictive, pasi qëllimi ishte futja e emigrantëve në Shqipëri dhe më pas dërgimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Të përfshirë ishin edhe persona të tjerë, si Luan Sulaj që mundësonte transportin, Lulzim Lami që siguronte kontrata punësimi fictive.

Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Tom Preka dhe Luan Tafalla ishin organizatorë.

Zyrtarët e policisë Edmond Barha e Altin Hasani ishin garancia që autoritetet të mos i ndalonin në aktivitetin e tyre të paligjshëm.

 

Poll

MOS HUMB