Aktualitet

DETAJE/ Iu sekuestrua apartamenti, Fatos Tushe e mbante në emër të kompanisë Delmondo 

Kjo pronë u zbulua gjatë kontrollit të telefonit të ish-kryebashkiakut dhe komunikimeve të tij.

F.m
DETAJE/ Iu sekuestrua apartamenti, Fatos Tushe e mbante në emër
Fatos Tushe

TIRANË- Ish-kryebashkiakut të Lusnjes, Fatos Tushe i është vënë nën sekuestro një apartament, në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur kundrejt tij. ËebLajm raporton se bëhet fjalë për një apartament, 2+1 në katin e 6 ndërtim në një pallat të ri në Vlorë.

Kjo pronë u zbulua gjatë kontrollit të telefonit të ish-kryebashkiakut dhe komunikimeve të tij.

Nuk dihet nëse Tushe e ka blerë këtë apartament apo e ka përfituar nga firma e ndërtimit, në këmbim të ndonjë favori. Pasuria rezulton e regjistruar në emër të kompanisë DELMONDO me seli në Vlorë.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe po hetohet për fshehje pasurie. Tushe u dënua po nga SPAK me 3 vite e 4 muaj burg për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim. Dënimin, Tushe e ka shlyer me afatet e paraburgimit dhe fitoi lirinë në muajin janar të këtij viti.

Por mesa duket ka ende probleme me SPAK. Para pak ditësh, ai u paraqit në dyert e SPAK dhe konfirmoi para gazetarëve se po hetohet për fshehje pasurie.

 

Poll

MOS HUMB